HomeAktualitetKryesore

Rama i merr me radhë, i përgjigjet protestuesve, vlonjatëve dhe Policisë

Rama i merr me radhë, i përgjigjet protestuesve, vlonjatëve dhe Policisë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish pas mbylljes së protestës së opozitës, e cila zgjati për rreth 5 orë.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan:

“Për Protestuesit: Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?

Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë!

Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! #Respekt”- shkruan Rama.