HomeAktualitetDebat

Rama i përgjigjet Bashës:Kur këtë parti e drejton ti e ka marrë uratën

Rama i përgjigjet Bashës:Kur këtë parti e drejton ti e ka marrë uratën

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një statusi në Twitter, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se kryeministri ka ndezur motorët e propagandës me  shpifje dhe përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe se  hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet

Po nëmpërmjet një statusi në Twitter, Rama shprehet se “kur një  parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka harruar pse ekziston”.

“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;ka harruar arsyen pse ekziston;ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën,” shkruan Rama