HomeAktualitetDebat

Rama i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Metës: President diversant del i maskuar edhe të Gjiri i Lalzit, njësoj si Hamit Matjani kur zbarkonte në Shqipëri. Likja vdes për…

Rama i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Metës: President diversant del i maskuar edhe të Gjiri i Lalzit, njësoj si Hamit Matjani kur zbarkonte në Shqipëri. Likja vdes për…

Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku i është përgjigjur edhe akuzave të hedhura nga Presidenti i vendit, Ilir Meta në lidhje me patronazhistët.

Duke komentuar deklaratat e kreut të shtetit, sipas të cilit kemi të bëjmë me një shtet-fuks, Rama e krahasoi atë me diversantët.

Sipas shefit të ekzekutivit, Meta del i maskuar edhe te Gjiri i Lalzit njësoj si Hamit Matjani kur zbarkonte në Shqipëri.

“Likja vdes për video dhe i duket sikur të gjithë i bëjnë foto. Shkon te Gjiri Lalzit si Hamit Matjani. President diversant! Edhe thotë fuksat pastaj. Po si të shohësh Presidentin me kapuç normale që do i bësh foto” – tha Rama në Fushë Krujë.