HomeAktualitetDebat

Rama i përgjigjet Metës: Ta kishe mbrojtur Vjosën kur ishte zv. shefi i qeverisë, siç mbron sot rrezikun imagjinar i hidrocentraleve

Rama i përgjigjet Metës: Ta kishe mbrojtur Vjosën kur ishte zv. shefi i qeverisë, siç mbron sot rrezikun imagjinar i hidrocentraleve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi shpalljen e lumit Vjosa Park kombëtar.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv. shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme.

Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun!

Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”, tha Rama.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi sot nga qeveria që të mos ngrihen hidrocentralet mbi Lumin Vjosa. Sipas tij, zhvillimi i qëndrueshëm i vendit arrihet vetëm duke rritur vlerat e pasurive të tilla të jashtëzakonshme.