HomeAktualitet

Rama i “tërheq veshin” Hetimit Tatimor: Më shumë shkaktoni dëme se sa rezultate konkrete!

Rama i “tërheq veshin” Hetimit Tatimor: Më shumë shkaktoni dëme se sa rezultate konkrete!

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e Hetimit Tatimor, si një strukturë që më shumë shkakton dëme se sa rezultate konkrete.

Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Rama e cilësoi Hetimin Tatimor më shumë si një hallkë problematike që nuk sjell rezultatet e pritshme.

“E kemi identifikuar përpara një viti si një hallkë problematike, për biznesin, qytetarin, shtetin. Nuk mund të jetë një trup paramilitare inspektimesh për inspektim.

Duhet të jetë shërbimi inteligjent i tatimeve, ‘syri’ që sheh aty ku tjerët nuk shohin, iniciuesi i goditjeve mbi bazë pune inteligjente, jo trupa që turret nëpër dyer sipërmarrjesh dhe që më shumë bën dëm se sa sjell rezultate.

Kam besim që drejtuesja e re nën monitorimin e zv.kryeministrit Erion Braçe i kanë mundësitë për të bërë sukses, por në këtë moment kërkon sakrificë, jo në kuptimin e ndonjë heroizmi por angazhimin e çdo strukture me fokus objektivin”, tha kryeministri.