HomeAktualitetDebat

Rama: Ilir Meta është përdhunues i zgjedhjeve! U ndëshkua me votë në mënyrë spektakolare

Rama: Ilir Meta është përdhunues i zgjedhjeve! U ndëshkua me votë në mënyrë spektakolare

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes se Presidenti Ilir Meta u ndëshkua në mënyrë spektakolare nga shqiptarët.

I pyetur për bashkëpunimin e mundshëm me LSI, ai përsëriti se ftesa vlen vetëm për Partinë Demokratike dhe asnjë parti tjetër.

“Ilir Meta u dnëshkua në mënyrë spektakolare nga shqiptarët. As PD nuk u ndëshkua, shihni rezultatin.

Ilir Meta po. Ai e ka stresuar dhe e ka turpëruar popullin kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

Ai është përdhunues i zgjedhjeve, dhe per here te pare ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi, presidenti perfshihet ne raportin e OSBE/ODIHR si zhunues i zgjedhjeve.

Parlamenti do e hetojë dhe do ta shkarkojë” – tha Rama.