HomeAktualitetKryesore

Rama ironizon Bashën, publikon videon me gafën e radhës: Nuk është çun i keq!

Rama ironizon Bashën, publikon videon me gafën e radhës: Nuk është çun i keq!

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në Instagram një video me një ndër gafat e radhës të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha mbrëmjen e djeshme, se ai do të jetë kandidati i vetëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në detyrën time si kryetar i partisë më të madhe të opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit.

Padiskutim që unë jam kandidati i vetëm i partisë Demokratike për zgjedhjet”-thotë Basha.

Më video së bashku me deklaratën e bashës janë bashkangjitur edhe deklaratët e Astrit Patozit dhe Arben Imamit.

“Lulzim Basha ta dinë të gjithë shqiptarët është një gabim njerëzor”- thotë Patozi.

“Lulzim Basha është i gjithi i pavlefshëm nuk është i njëanshëm, ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, janë tre palë zgjedhje që ka humbur.”- shprehet Arben Imami.

Ndërkohë Rama shkruan: “Jo kaq ashpër ju lutem. I ka dreqi këto që thoni, po s’është çun i keq”.