HomeAktualitet

Rama ironizon holandezët: Kur vijnë në Tiranë mrekullohen, kur kthehen e mendojnë ndryshe!

Rama ironizon holandezët: Kur vijnë në Tiranë mrekullohen, kur kthehen e mendojnë ndryshe!

Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ sërish qeverinë holandeze pas vetos kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Teksa ishte i pranishëm në konferencën “SHBA në Ballkanin Perëndimor”, kreu i qeverisë theksoi se kur holandezët vijnë në Shqipëri mrekullohen nga ajo që shohin dhe se e kishin imagjinuar ndryshe. Duke vijuar në këtë linjë Rama tha se kur ata kthehen në Holandë, e mendojnë si më parë.

Një falënderim për ambasadorët dhe të ftuarit e tjerë jashtë konferencës. Duke ju uruar që përveçse të flasim për SHBA, të marrim maksimumin e kënaqësisë me qëndrimin në Tiranën e transformuar.

Por që mbetet ajo që ka qenë, gjithmonë në lartësinë e duhur, qoftë nga ushqimet dhe qoftë nga mikpritja.

Këtë mund t’ua them me bindje si banor i Tiranës, po edhe si njeri që kam pasur fatin të shoh se dhe vet holandezët mrekullohen kur vinë në Tiranë dhe thonë se ‘është komplet ndryshe Shqipëria nga çfarë ne e mendojmë’.

Dhe pastaj kur kthehen e shohin ashtu siç e mendojnë dhe jo ashtu siç e kanë parë”, tha Rama.