HomeAktualitetDebat

Rama merr zyrtarisht detyrën si ministër i Jashtëm: Kush e priti sot në zyrën e kryediplomatit?!

Rama merr zyrtarisht detyrën si ministër i Jashtëm: Kush e priti sot në zyrën e kryediplomatit?!

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e ministrisë së Jashtme pas betimit mbrëmë në Presidencë.

Ministri në ikje, Ditmir Bushati, i shkarkuar nga vetë Rama ka dalë jashtë për të përshëndetur shefin e qeverisë që tashmë do të mbajë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.

Pasi janë përshëndetur, Rama dhe Bushati kanë hyrë në ambientet e brendshme të ministrisë ndërsa pas pak pritet që të bëhet edhe dorëzimi i detyrës.