HomeAktualitetKryesore

Rama: Meta? Hiqet si i treti i vërteti… për të mjelë lopët, për qumështin e ndërmarrjes së Monikës

Rama: Meta? Hiqet si i treti i vërteti… për të mjelë lopët, për qumështin e ndërmarrjes së Monikës

Gjatë një takimi në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër ndaj presidentit Ilir Meta i cili ditën e djeshme i vuri notën 10 opozitës për të mbjajtur në kontroll pandeminë.

Ai tha se Meta doli dje sikur të ishte në klubin e një periferie, i dehur i vuri notën 10 opozitës. Ndërkaq shtoi se ai sipas tij vazhdon të ëndërrojë dhe të hiqet si i treti i vëerteti.

“Si mundet që shqiptarëve tju flitet sikur kjo flamë ka rënë vetëm në shqipëri dhe jo në të gjithë botën, e si mundet që mos të gjendet forca njerëzore, morale, për tu bërë jerëzorë dhe për të qenë pjesë e përpjekjes për të ndihmuar njerëz.

Si mundet që një opozitë e tillë, PD në rradhë të parë ti mbetet në mbajë të gjuhës propaganda e katastrofës dhe qametit e të katandiset vendi me një president që po del sikur po del në oborrin e një klubi në periferi, pa leje dhe i dehur tërësisht, dhe ti vërë notën 10 kësaj opozite.

U vë notën dhjetë se vetë shkon edhe më larg, ëndërron luftë, jo me covid, por me qeverinë, me shumicën që e ka kthyer në shenjestër si një forcë armiqësore, ëndërron të bëhet Vojo Kushi mbi tankun imagjinar që është shtypës për Ilir Metën, që shtyp ëdrrën e tij për të vazhduar të hiqet si i treti i vëerteti, për tju ngjitur o njërit o tjetrit nga dy të mëdhenjt, për të vazhduar të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës.

Ky është realiteti i një opozite e cila për fatin më të keq në vend të alternativës ka zgjedhur aleacën me covid. Në vend të zërit të shpresës ka zgjedhur të bëhet zëri i fatkeqësisë”, tha Rama.