HomeAktualitet

Rama ndan pamjet nga Nju-Jork: Vizitë krenarie për Shqipërinë

Rama ndan pamjet nga Nju-Jork: Vizitë krenarie për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga vizita disaditore në New York, aty ku mori pjesë dhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në postimin e tij spikasin disa momente kyç të kësaj vizite, si takimi me Diasporën, pjesëmarrja në OKB apo shtrëngimi i duarve me presidentin turk Erdogan.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.