HomeAktualitetDebat

Rama, një sygjerim Bashës: Nuk bëhesh lider nëse nuk “vret” babanë tënd politik Sali Berisha! Fatos Nanon e respektova e këshillohem me të…pas “vrasjes”

Rama, një sygjerim Bashës: Nuk bëhesh lider nëse nuk “vret” babanë tënd politik Sali Berisha! Fatos Nanon e respektova e këshillohem me të…pas “vrasjes”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Lulzim Basha behet lider vetem nese vret “babain” e tij politik Sali Berishen.

Sipas kryeministrit, me Berishen neper kembe Lulzim Basha nuk do te jete kurre kryetar real i PD.

“Nuk ka lider nëse nuk vret babanë tënd politik.

Edhe unë e kam respektuar Fatos Nanon, e kam respektuar dhe këshillohem me të, por respekti vjen pasi ta vrasësh.

Ta vrasësh politik po themi. Angela Merkel e vrau babanë e saj.

E mori e nxorri jashtë nga partia Elmud Kolin. Saliu rri atje.

Njeriu ikën dhe thotë vazhdo ti, jo ikën dhe rri ti, ti bëj këtë e atë. Dy rrugë ka, o ti je lider dhe ikën dhe thua ju zgjidhni e ju mbështes, ai që rri atje duhet vrarë.

Lulzim Basha duhet të ishte dikush tjetër, ta zgjidhte dhe të rrinte në Lalëz me kalamajt, jo e vuri këtu dhe i thotë jam dhe unë”, deklaroi Edi Rama.