HomeAktualitet

Rama: Oh çfarë marre! Presidentin po merret paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…!

Rama:  Oh çfarë marre! Presidentin po merret paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas një statusi të Presidentit Ilir Meta në Twitter, lidhur me debatin për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…! Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë që mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës Pupupu”, shkroi Rama në rrjetin social.