HomeAktualitetDebat

Rama pas kërkesë e SPAK për mandatin e Ballukut: Do u përgjigjemi më një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit

Rama pas kërkesë e SPAK për mandatin e Ballukut: Do u përgjigjemi më një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut dhe autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë kritikon arrestet në burg ose në shtëpi, pa gjyq, duke e cilësuar të turpshëm “faktin që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur”.

Në fund të reagimit të tij, numri një i qeverisë thotë se sa i përket grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, kjo forcë qeverisë do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do të mbajë një qëndrim të drejtë.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.