HomeDebat

Rama pas takimit me drejtuesit e qarqeve: Shqipëria në vitin 2030 do ngjitet në majë

Rama pas takimit me drejtuesit e qarqeve: Shqipëria në vitin 2030 do ngjitet në majë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtueit e qarqeve.

“Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë si kurrë më parë për rienergjizimin e qelizave bazë të PS dhe për vijimin e hapjes së partisë për anëtarësimet e reja. Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit. Me cfarë kemi parë e realizuar deri tani është objektiv i arritshëm.

Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është e vetmja forcë në vend që ka alternativë dhe aftësi qeverisëse si dhe përgjegjësi reale për procesin e anëtarësimit.

Shqipëria 2030 të ngjitet në majë. Kurora e kësaj maje është gatishmëria për të qenë anëtar të BE,” tha Rama.