HomeAktualitetDebat

Rama për “Opinion” shpjegon fjalimin në KiE: Kundërshtuesit ishin përfaqësues të vendeve që nuk e njohin Kosovën…pro serb

Rama për “Opinion” shpjegon fjalimin në KiE: Kundërshtuesit ishin përfaqësues të vendeve që nuk e njohin Kosovën…pro serb

Rama thotë se Shqipëria do të bëjë rolin e saj për të mbështetur Kosovën.

“Shqipëria mund të luajë dhe do të luajë një rol të veçantë. Kosova nuk e di çfarë keni parasysh kur nuk ka një reagim kaq të madh sa i yni. Mos harroni dhe nuk duhet të harrojmë se këtu është përfolur shumë keq edhe Shqipëria dhe kjo është një njollë për shqiptarët“.

Kreu qeverisë shqiptare thotë se i kupton reagimet që u shkaktuan në sallë.

“Reagimet, ishin reagime njerëzish të shokuar, sepse një pjesë e tyre nuk se kanë ndonjë dijeni të madhe. Plus vende që nuk e njohin Kosovën, pjesa më e madhe e atyre që reaguan“.

Rama thotë se dëmi i rezolutës së 2011 ishte i madh, por tani është koha që imazhi të ndryshojë.