HomeAktualitetKryesore

Rama për protestën: “Çfarë trishtimi!” Qeverisë s’ka ç’i bën por Shqiprisë…

Rama për protestën: “Çfarë trishtimi!” Qeverisë s’ka ç’i bën por Shqiprisë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një mesazhi në Twitter pas protestës së opozitës që vijon ende në bulevard para Kryeministrisë.

Rama nuk e fsheh trishtimin për atë që po ndodh, ndërsa ka dhe një mesazh për ata që mbështesin opozitën. Ai thotë se kjo politikë qorre nuk ka ç’ti bëjë qeverisë por Shqipërisë i bën dëm.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan Rama.

Rama Tw