HomeAktualitetDebat

Rama për SPAK-un: Nuk keni takat të ngrini akuza për krimin e “21 janarit”! Hetoni privatizimin e 4 hidrocentraleve nga këta që vijnë vërdallë si qentë e pazarit me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë… nëse doni të luftoni korrupsionin

Në vijim të fjalimit të tij para kryesisë së PS, kryeministri Rama tha se SPAK duhet të hetojë 4 hidrocentrale të privatizuara në kohën e Berishës nëse do të luftojë korrupsionin, meqë “nuk ka takat të ngrejë akuzë për “21 janarin”.

“Ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes. E dyta, privatizimi kriminal i 4 hidrocentraleve Shkopet, Ulëza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 si kthim TVSH-je.

Nëse duan korrupsion dhe duan të luftojnë korrupsionin se krimin mesa duket, nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për ‘21 janarin’, të shkojnë dhe të marrin dosjen e këtyre 4 veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit dhe iu dhanë një kompanie që nuk i kthehej TVSH-ja, thanë TVSH-s’jua kthejmë, por merrni këtë hidrocentralin.

Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë”, u shpreh Rama.