HomeAktualitetDebat

Rama për zjarret: Vijojnë operacionet e vështira të shuarjes së flakëve të përhapura si epidemi

Rama për zjarret: Vijojnë operacionet e vështira të shuarjes së flakëve të përhapura si epidemi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend me zjarret, që po djegin hektarë të tërë nga veriu në jug.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se ushtria dhe forcat e emergjencave civile po vijojnë me operacionet ‘e vështira’ për shuarjen e flakëve.

Po ashtu, Rama i shpreh ngushëllime edhe familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën sot si pasojë e zjarreve që përfshinë fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës.

“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.

Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”, shkruan Rama.