HomeAktualitetDebat

Rama: Po kërkoni të ndërhyni në politikën e pagave, nuk mund ta keni ju këtë epërs, harrojeni! Po kërkoni rritje page edhe për ata që i hoqi vetingu…

Rama: Po kërkoni të ndërhyni në politikën e pagave, nuk mund ta keni ju këtë epërs, harrojeni! Po kërkoni rritje page edhe për ata që i hoqi vetingu…

Kryeministri Edi Rama thotë se me kërkesën për rritje page, gjyqtarët po kërkojnë të ndërhyjnë në politikën e pagave.

“Ju thoni që kundërvënia e kësaj qëndrese, cila është kjo kundërvënie? Nuk mund ta keni ju këtë epërsi. I është dhënë epërsi Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme për shkak të funksonit që krijojnë, kanë mision strategjik për transforimin e shtetit shqiptar. Ata gjenden edhe në situate rreziku, për shkak se përballen edhe me grupe kriminale.

Ju si e keni hallin? Nuk rriten pagat me gjykatë. Pse jeni ju ndryshe nga të tjerët? Pse nuk shkojnë mësuesit, pastruesit në gjykatë? Nuk ndodh kjo në asnjë vend të planetit. Për më tepër, ajo që kërkoni ju, të impononi, është që të ndërhyni në politkën e pagave të Republikës së Shqipërisë. Duhet ta ndalni si polemikë. Të drejtën time si kryeministër, për të mbrojtur interesin publik, nuk ma hiqni ju, askush.”, nënvizoi kreu i qeverisë.

Ne kemi vendosur në 2016 një rritje të jashtëzakonshme pagash, si shprehje e vullnetit dhe mesazhit të asaj reforme, që ja dhe një sakfricë të taksapaguesve, që ju jeni të drejtë, të pavarur, të paanshëm. Por ama, nga vendimi i 2016 te krijimi i mundësive për të pasur atë fond pagash, duhet kohë. Kur kemi kaluar atë paketë, nuk ishte kjo Shqipëri. Sot është një Shqipëri tjetër. Si mund të jetë kjo me çelës magjik.

Ju vazhdoni edhe me një gjë tjetër, habitem si e diskutoni akoma. Ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për t’iu rritur pagat atyre që i ka hequr vettingu, për t’i kërkuar taksapagesve shqiptarë, për të paguar paga më të larta, për ata që i hoqi vettingu, se kishin pasuri të pajustifkuara, për të korruptuarit dhe gjakpirësit e popullit shqiptar, meritonin rritje pagash, njësoj si ata që kaluan vettingun. Ju duhet të jeni të parët që duhet të shqetësoheni për barazinë para ligjit”, deklaroi Rama.