HomeAktualitetKryesore

Rama poston kolazhin me foto nga vizita në Arabi, ja çfarë lajmëron se do ndodhë

Rama poston kolazhin me foto nga vizita në Arabi, ja çfarë lajmëron se do ndodhë

Që prej ditës së djeshme, kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet për një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai është pritur sot nga mbreti Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ndërsa pas drekës zyrtare u deklarua nënshkrimi i disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. Po ashtu kryeministri është takuar edhe me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, për programin e projekteve të propozuara prej nesh në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore.

Në një postim të pak minutave më parë kryeministri i ka jetësuar në foto të gjitha takimet, madje shprehet shpresëplotë për çeljen e një kapitulli të ri bashkëpunimi me Arabinë Saudite.

“Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, shkruan ai përkrah kolazhit me foto.