HomeAktualitet

Rama poston pamje nga Laçi: E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout

Rama poston pamje nga Laçi: E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout

Sikurse shumë besimtarë të tjerë, por jo vetëm, edhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë këtë të martë te kisha e Shën Ndout në Laç.

Kryeministri ka postuar në Facebook kryqin e ndriçuar me drita të bardha në kishën e Laçit, ndërsa shkruan: “E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout” .

Për besimtarët e krishterë, e marta konsiderohet si ditë e shenjtë, dhe shumë persona vizitojnë kishën e “Shën Ndout” në Laç, që njihet si “vend i mirë”.