HomeAktualitetKryesore

Rama, presion psikologjik Athinës para vizitës?! Publikon foton e veçantë me Erdoganin në rezidencën e tij verore: Me mikun e çmuar!

Rama, presion psikologjik Athinës para vizitës?! Publikon foton e veçantë me Erdoganin në rezidencën e tij verore: Me mikun e çmuar!

Me anë të një postimi në rrjetin social, Edi Rama, ka postuar një foto ku shfaqet pranë Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kreu i qeverisë, ka vizituar Erdoganin, që e cilëson një mik të çmuar, në rezidencën e tij verore në Marmaris.

 

Rama shkruan se ata biseduan për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaras, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan kryeministri.