HomeAktualitet

Rama pret në Kryeministri Zelensky-n: Ja dhurata e veçantë që i dha presidentit ukrainas!

Rama pret në Kryeministri Zelensky-n: Ja dhurata e veçantë që i dha presidentit ukrainas!

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri presidentin e UkrainëS Volodymir Zelensky.

Kreu i qeverisë e ka pritur Zelenskyn në hyrje të godinës së qeverisë më pas e ka shoqëruar brenda ambienteve deri në zyrën e tij. Rama i ka dhuruar Zelenskyt edhe librin e tij me piktura.

Në ambientet e Kryeministrisë është hapur dhe ekspozita më titull, ‘Ukraina, një krim lufte’, ku janë ekspozuar 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus.

Ekspozita është e hapur për publikun nga sot deri në 23 mars, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.