HomeAktualitetKryesore

Rama prezanton kryenegociatorin: “Kam kënaqësinë ta kem të ulur majtas sot, mishëron politikën as majtas dhe as djathtas..”

Rama prezanton kryenegociatorin: “Kam kënaqësinë ta kem të ulur majtas sot,  mishëron politikën as majtas dhe as djathtas..”

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas fjalës në Kuvend ka shkuar në një tjetër takim të rëndësishëm.

Rama ngre tonet dhe lëshon ultimatumin e prerë: Basha dhe Peço Vasili të ndalin sulmet ndaj nesh, se për atë Zot…

Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi.

“Kam kënaqësinë ta kem të ulur majtas sot, por që Zef Mazi mishëron politikën as majtas dhe as djathtas, por vetëm drejt për interesat e vendit” – tha Rama.

Rama foli me superlativa të larta për Sef Mazin.

“Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë me Zef Mazin si kryenegociator.Ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar por edhe organizma ndërkombëtare. Mazi është më tepër sesa një diplomat. Të mos harrojmë se emri i tij është propozuar edhe si president i mundshëm, gjë që tregon për respektin dhe vlerësimin që gëzon” – tha Rama.

“Një dioplomat me një histori disi të vecantë në suazën e historisë së diplomacisë shqiptare. Zef Mazi që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer po ashtu edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ai është më shumë se sa një diplomat, pasi falë kontributit në agjencinë botërore të agjencisë bërthamore dhe në formulimin e politikave afatgjata për një botë më të sigurt, hyn në rethin e atyre njerëzve që Shqipëria i ka dhe ka jo pak, në botën e sotme në një farë mënyrë përfqëson të dyjja anët e medaljes së këtyre 30 viteve.

Anën e medaljes që flet për shërbimin këtu, në vend dhe për vendin dhe anën që flet për vënine në dispozicion të kapaciteve intelektuale në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve me reputacion të madh ndërkombëtar.

Nuk e di a dëshiron tja kujtojnë por është parë nga forcat politike si kandiadat i mundëshëm për të qenë president gjë që besoj vlen të përmendet si një shembull i respektit që gëzon ambasadori horizontalisht në skenën politike nga të gjitha forcat e partitë që kanë qeverisur këtë vend”.

Duke theksuar rëndësinë e të gjithë aktorëve politikë në integrimin e vendit, Rama tha se kryenegociatori është një individ, figurë institucionale që duhet të ketë referencën e të gjitha palëve e “është proces që palët s’duhet të mjaftohen me shprehjen plateale të përkushtimit për evropën por të gjejnë forcën për të ndërvepruar përtej betejës së ditës e konflikteve që prodhon dita në Shqipëri”.

Rama theksoi se në kompetencën e kryenegociatorit është edhe zëvendësimi i anëtarëve të grupit që do punojë për qëllimin e integrimit të vendit.

“S’mund të jetë një punë dytësore, që bëhet pas orarit të punës, por një punë në skuadër ku s’bëhet fjalë thjesht për personat e kontaktit në cdo ministri por për bërthamën e skuadrave në cdo ministri apo institucion që duhet drejtuar e koordinuar, motivuar nga përfaqësuesit e këtij rrjeti.

Përzgjedhja e bërë është ku jemi munduar të zjgehdim ata që janë me profilin më të përshtatzshëm për të bërë këtë punë porm nga ky moment duhet ta dinë që janë ën varësi të dpdf të kryemneg e është ai që do bëjë vlerësimin e puëns së secilit e ai që do përcakotje vijikëmësinë e secilit në këtë punë, natyrshëm është kryenegocaitori që mund të bëjë edhe zëvendësime për ata që nuk i përgjigjen ritmit dhe afateve e nevojës për të pasur një performancë sa më të mirë“.