HomeAktualitet

Rama publikon mesazhin emocionues të aktorit Reshat Arbana për një Teatër të ri

Rama publikon mesazhin emocionues të aktorit Reshat Arbana për një Teatër të ri

Kryeministri Edi Rama sot ka zgjedhur që të publikojë fjalët e aktorit të njohur Reshat Arbana, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Arbana në një deklaratë të disa kohëve më parë ka thënë se në Shqipëri duhet një Teatër i ri që të jetë i mirë dhe aktorët të ushqejnë popullin me emocione.

Rama këtë deklaratë të Arbanës e quan një mbështetje të artistit për një Teatër të ri dhe shembjen e godinës ekzistuese.

“Njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit.

Por raportin me vlerat e historisë dhe respektin mjeshtrat e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar.

Përkundrazi, njësoj si të tërë artistët e vërtetë të skenës, aktori i madh mbështet prej shumë kohësh ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në hapësirën ku i vjetri e ka kryer e humbur përfundimisht funksionin e tij.

RESHAT ARBANA: Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër.”, shkruan Rama.