HomeAktualitetKryesore

Rama publikon pamjet dhe përcjell mesazhin ngushëllues: Një grusht dhimbjeje prej mijëra njerëzish, për të përcjellë plot 9 jetë të humbura në Natën e Tmerrit

Rama publikon pamjet dhe përcjell mesazhin ngushëllues: Një grusht dhimbjeje prej mijëra njerëzish, për të përcjellë plot 9 jetë të humbura në Natën e Tmerrit

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të varrimit të 10 viktimave të familjeve Cara dhe Greku, të cilët humbën jetën tragjikisht pas tërmetit të fortë.

Rama shihet i pikëlluar dhe me trëndafila në duar teksa po kryet ceremonia e varrimit.

Vihet re që kryeministrin e shoqëron edhe zëvendësi i tij Erion Braçe.

Kujtojmë që nga goditja e tërmetit rezultojnë 50 të vdekur dhe 900 të plagosur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet teksa nëntë persona që humbën jetën në tragjedinë e 26 nëntorit po përcillen për në banesën e fundit. Në profilin e tij në Facebook, Rama ka përcjell edhe mesazhin e dhimbshëm për 9 personat që humbën jetën në mënyrë tragjike.

“Një grusht dhimbjeje prej mijëra njerëzish, për të përcjellë plot 9 jetë të humbura në Natën e Tmerrit”- shkruan kryeministri krahas video ku shihet mijëra njerëz të mbledhur dhe kurora me lule.