HomeAktualitetDebat

Rama pyetet për Tahirin: A do të rikthehet ish-ministri në PS?

Rama pyetet për Tahirin: A do të rikthehet ish-ministri në PS?

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve se a do të rikthehet Saimir Tahiri në Partinë Socialiste nëse ai shpallet i pafajshëm nga Drejtësia, me datë 19 janar përfundon afati i hetimeve ndaj tij.

Në konferencën për shtyp Rama u tha gazetareve se duhet që t’i kërkoni ndjesë Tahirit për ato që kanë shkruar për të.

Më tej shefi i qeverisë tha se Saimir Tahir nuk mund të rikthehet në PS pa u mbyllur hetimet dhe pa dalë vendimi i drejtësisë, ai është përjashtuar nga partia.

“Gazetarët duhet ta mbyllin vitin duke i kërkuar ndjesë Tahirit për ato që kanë shkruar për të.

Kërkojini falje për ça i bëtë, pasi jua dhanë juve faktet ata dy të zullumit, që mbushët dynjanë me lajme. Kërkojini falje pastaj shohim të tjerat.

Kërkojini falje pasi Antimafia Italiane dhe prokuroria e Katanias i shkoi në fund atij hetimi dhe iu nxirri fillin atyre muhabeteve se ato përgjigje ishin kazan.

E tha Prokuroria Katanias dhe jo unë. Për atë kazan ju kërkuat llogari që pse nuk i hoqëm imunitetin.

Deri në fund, drejtësia s’ka thënë fjalën e fundit. Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike”,– tha Rama.