HomeAktualitetKryesore

Rama reagon pas zërave se ishte sëmurë: U “mbylla” duke punuar për ligjin për “KÇK”

Rama reagon pas zërave se ishte sëmurë: U “mbylla” duke punuar për ligjin për “KÇK”

Kryeministri Edi Rama mungoi në një aktivitet të PS-së së Tiranës, ku në mëngjes u njoftua se kryeministri do të ishte i pranishëm.

Në disa media u fol për probleme shëndetësore të kreut të qeverisë, i cili së fundmi ka munguar në disa ngjarje të njoftuar.

Vetë Rama e argumentoi mungesën duke thënë se kishte pasur një mbledhje pune për një ligj special kundër KÇK-së.

Teksa Elisa Spiropali po kërkonte një mandat të tretë kryeministror për të, Edi Rama nuk doli përpara strutkurave të PS-së për Qarkun Tiranë.

Erjon Veliaj që mori timonin e partisë në mungesë të Ramës, tha se kryeministri ishte duke i ndjekur.

Por Edi Rama njofton se nuk ka qenë përpara TV duke pritur përshëndetjen e militantëve, por duke punuar.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava.

Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër”, tha Rama.