HomeAktualitetDebat

Rama reagon për reciprocitetin e targave: Kosova ka të drejtë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë

Rama reagon për reciprocitetin e targave: Kosova ka të drejtë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me reciprocitetin e targave me Skosovës dhe Serbisë.

Rama thotë se duhet të garantohet shmangia “bumerangu“ i ngrirjes së konfliktit.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).

Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama.