HomeAktualitetDebat

Rama replikë me “lehaqenët” Andin, Yllin, Arturin, Qimin… Kadrinjtë mediatik që mendojnë: “Shpifja është një mjet legjitim për të rrëzuar Edi Ramën”

Rama replikë me “lehaqenët” Andin, Yllin, Arturin, Qimin… Kadrinjtë mediatik që mendojnë: “Shpifja është një mjet legjitim për të rrëzuar Edi Ramën”

Kryeministri Edi Rama vijon replikat ndaj gazetarëve. Këtë të premte, kreu i qeverisë ka shpjeguar pse i quan “Kadrinj”, analistët e gazetarët.

“Unë konstatoj se janë pjesë e një konstelacioni Kadrinj.

Këta janë Kadrinj. Kadriu ka lindur nga një komentator në Facebook.

Ai mund të ishte Ylli, Andi, Qimi… atë i thashë atij dhe ngeli Kadriu.

S’kam asnjë personale me këta.

Se kam me Artur Zhejin e kam me Artur Kadriun, se kam me Ylli Rakipin e kam me Ylli Kadriun.

Një opinionist thotë, ‘shpifja është një mjet legjitim për të rrëzuar Edi Ramën’. Ky është Andi Kadriu”, tha Rama, i ftuar në emisionin “Java”, në RTSH.