Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari pasi ajo i kujtoi premtimet nga foltorja e parlamentit për lista të hapura. Rama i kujtoi Hajdarit se ajo ka firmosur në selinë e ambasadës së SHBA një marrëveshje, si pjesë e këshillit Politikë por edhe se kohë më parë kur opozita jashtëparlamentare ishte në rrugë i ftoi për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore.
Pas deklaratës së fortë të Hajdarit, reagon menjëherë Rama i revoltuar, i kujton deputetes firmën në selinë e SHBA: Nuk më dëgjuat kur ju thashë ulemi bashkë
Rama tha më tej se Partia Socialiste nuk është fondacioni “Populli” dhe se si parti politike ka interesat e veta e duke qenë në maxhorancë janë më afër me interesat kombëtare.
Gjatë fjalës së kryeministrit Rama ka ndërhyrë edhe deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi.
Ndërhyn deputeti Gjuzi nga vendi:
Rama: Ti Gjuz ke një gjë që ne nuk ta heqim dot mustaqet, asgjë tjetër
Gjuzi: Ke mjekër
Rama: Unë kam një kripto mustaqe, mos më ndërhy të hëngsha shaminë që ke në xhep.
Ka të drejtë murrizi të dalë në ekrane e të bëjë talljen e mesit të trupit nga ana e pasme, se faktikisht nuk është rekomandimi i ODIHR që të mbahen komisionet sic janë me anëtarë partie, por ja që ODIHR ka dhënë OK.

