HomeAktualitetSociale

Rama: Rritja me 40% të pagave të mjekëve dhe 15% të mësuesve

Rama: Rritja me 40% të pagave të mjekëve dhe 15% të mësuesve

Kryeministri Rama deklaroi sot se pagat e mjekëve do të rriten me 40% ndërsa ato të mësuesve të arsimit para universitar me 15%.

Këto rritje do të hyjnë në fuqi që nga data 1 janar 2021.

Detajimet për rritjen e pagave i bëri ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Denaj deklaroi se:

-Paga mesatare bruto e mjekëve në vitin 2020 ishte 87,753 lekë dhe do të bëhet 110,553 lekë

-Paga mesatare bruto e infermierëve dhe laborantëve në vitin 2020 ishte 50,890 lekë dhe do të bëhet 65,700 lekë.

-Paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare në vitin 2020 ishte 65,800 lekë dhe do të bëhet 72,100 lekë

-Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve në vitin 2020 ishte 68,800 lekë dhe do të bëhet 75,550 lekë.