HomeAktualitetDebat

Rama “shuplakë” shoqatës së gjyqtarit Pëllumbi dhe shokëve të tij: Janë bërë bashkë për të shqyer arkën e shteti

Rama “shuplakë” shoqatës së gjyqtarit Pëllumbi dhe shokëve të tij: Janë bërë bashkë për të shqyer arkën e shteti

Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit të tij “Flasim” ka ngritur sërish shqetësime mbi funksionimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Ai u ndal te ajo që e cilësoi si “shenja shqetësuese të brutalitetit gjyqësor”, duke përmendur praktika që sipas tij dëmtojnë besimin te drejtësia dhe rëndojnë buxhetin e shtetit.

Rama foli për tentativa të përbashkëta të gjyqtarëve dhe prokurorëve për rritje pagash, si edhe për përdorimin e paraburgimit, i cili sipas raporteve e rendit Shqipërinë në pozicione negative krahasuar me vendet e tjera.

“Kemi nisur analiza shqetësuese të shenjave shqetësuese të brutalitetit gjyqësor. Tentativa e magjistratëve gjykatës e prokurorë bashkë për të rritur pagat duke shqyer arkën e shtetit. Vetë ali dhe vetë kadi. Kam lexuar edhe një raport mbi përdorimin brutal të paraburgimit në Shqipëria që e ka vendosur Shqipërinë në vendin më të fundit”, tha ai.