HomeAktualitet

Rama SPAK-ut: Pse nuk heton Berishën dhe Metën?! Kryemadhi thirrje ambasadorëve të huaj në Tiranë: Dënoni kërcënimet që i bëri Rama sot SPAK-ut

Rama SPAK-ut: Pse nuk heton Berishën dhe Metën?!  Kryemadhi thirrje ambasadorëve të huaj në Tiranë: Dënoni kërcënimet që i bëri Rama sot SPAK-ut

Monika Kryemadhi figura politike më e akuzuar dhe urryer në Shqipëri për korrupsion ka bërë thirrje ambasadorëve të huaj në Shqipëri të dënojnë sulmet që kryeministri Edi Rama bëri ndaj SPAK në Asamblenë e sotme të PS-së.

“Shpresoj sot që ambasadoret e vendeve që kanë qenë kryesorët që kanë subvencionuar reformën në drejtësi, të bëjnë deklaratë për të dënuar deklaratën kërcënuese e arrogante të kryeministrit shqiptar dhe pse janë ambasadorë të vendeve që punojnë me qeverinë, duhet të mbrojnë dinjitetin e asaj reforme që u votua me 140 vota”- theksoi Kryemadhi.

Kryemadhi i referohet akuzave të kryeministrit në Asamblenë e sotme të PS-së, i cili tha se prokurorët e SPAK-ut “nuk kanë as vullnet për ta përdorur dinamitin për peshkaqenët”.

Madje duke përdorur terma të futbollit tha për SPAK-un: “Po futeni në kohën shtesë, ju skualifikoheni”.