HomeAktualitet

Rama takohet me Abazoviç në Ohër: Sot Mali i Zi u fut zyrtarisht në “Ballkanin e Hapur”

Rama takohet me Abazoviç në Ohër: Sot Mali i Zi u fut zyrtarisht në “Ballkanin e Hapur”

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Ohër në kuadër të takimit Open Balkan.

Rama është takuar edhe me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovi?, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, tha Rama.