HomeAktualitet

Rama takohet me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve dhe… një detaj pikant nga takimi

Rama takohet me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve dhe… një detaj pikant nga takimi

Kryeministri Edi Rama u takua me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranë, David Wisner.

Lajmi bëhet me dije nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

“I ngarkuari me punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, bën me dije Ambasada.

Interesant është fakti se në fotot e postuara nga Ambasada, tek dera duket edhe një shalqi.

Ndoshta kryeministrit ia ka sjellë Erion Braçe nga Divjaka, duke qenë se përditë ai poston video nga prodhimi i shalqinit.