HomeAktualitetDebat

Rama teksa publikon pamjet nga një tjetër investim i rëndësishëm, ‘thumbon’ hapur kundërshtarët politikë: Kjo është e tmerrshme!

Rama teksa publikon pamjet nga një tjetër investim i rëndësishëm, ‘thumbon’ hapur kundërshtarët politikë: Kjo është e tmerrshme!

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Arkivin Qendror Shtetëror në Shkozë, ku është shprehur se pas 100 vitesh Shqipëria e ka më në fund infrastrukturën grumbulluese për të ruajtur biografinë e shtetit.

Rama nuk kurseu as thumbat për paraardhësit ku shkruan: “tmerrshme se si për dekada e dekada, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase, memoria e shtetit shqiptar u la në mëshirë të fatit, në kushtet e një turpi të pashoq që është në fakt pasqyra e patriotizmit fals të atyre që atdheun e trajtuan vetëm si avaz propagandistik e si plaçkë pushteti…”.

Postimi i Ramës

Shkozë – Pas 100 e kusur vjetësh edhe Shqipëria e ka më në fund infrastrukturën grumbulluese e mbrojtëse të Arkivit Qendror Shtetëror, sipas standardeve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë????

***e tmerrshme se si për dekada e dekada, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase, memoria e shtetit shqiptar u la në mëshirë të fatit, në kushtet e një turpi të pashoq që është në fakt pasqyra e patriotizmit fals të atyre që atdheun e trajtuan vetëm si avaz propagandistik e si plaçkë pushteti…