HomeAktualitet

Rama “tërbon” Berishën dhe konspiracionistët e Tiranës, takon Xhorxh Sorosin në Nju Jork

Rama “tërbon” Berishën dhe konspiracionistët e Tiranës, takon Xhorxh Sorosin në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama nga vizita e tij në Nju Jork nuk ka lënë pa takuar edhe miliarderin George Soros.

Ai e quan atë mik të çmuar dhe një mendje e rrallë.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”-shkruan Rama.

Kujtojmë këtu që Xhorxh Soros akuzohet nga Sali Berisha se qendron prapa vendimit të SHBA për ta shpallur atë non grata, ndërsa konspiracionistët e Tiranës thonë se ai ka kapur prej kohësh Ramën e Bashën.

Dhe kjo foto me siguri që e ndez edhe më shumë fantazinë, por dhe tërbimin e tyre.