HomeAktualitetDebat

Rama u jep këshillën e fundit bashkiakëve të opozitës: Mos pengoni zgjedhjet, mos bini viktimë e katërshes, se ligji nuk ka mëdyshje!

Rama u jep këshillën e fundit bashkiakëve të opozitës: Mos pengoni zgjedhjet, mos bini viktimë e katërshes, se ligji nuk ka mëdyshje!

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje kryebashkiakëve demokratë që të mos pengojnë zgjedhjet.

Në një postim në Twitter, Rama u kërkon kryebashkiakëve që të mos bien viktimë e Metës, Berishës, Bashës e Kryemadhit por që t’i referohen ligjit e të mos hapin pengesa.

Siaps Ramës nuk ishte PS ajo që i nxorri nga zgjedhje,t por vetë krerët e opozitës.

“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.

Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre.Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama.