HomeAktualitet

Rama vizitë në SHBA, takim me drejtorin e “Pfizer”! Poston foto dhe ka një mesazh të rëndësishëm

Rama vizitë në SHBA, takim me drejtorin e “Pfizer”! Poston foto dhe ka një mesazh të rëndësishëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri ka takuar në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer, me drejtorin ekzekutiv të kësaj kompanie, Dr.Albert Bourla.

Në postimin e tij shoqëruar me një foto krah drejtorit të “Pfizer”, kryeministri shqiptar thekson se një vit më parë ai i hapi dyert Shqipërisë, duke i mundësuar nisjen e vaksinimit kundër koronavirusit përpara të tjerëve në rajon.

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”, shkruan Rama.