HomeAktualitetKryesore

Rama, vizitë zyrtare në Kosovë më 27 shtator

Rama, vizitë zyrtare në Kosovë më 27 shtator

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën e 27 shtatorit një vizitë një ditore në Kosovë.

Takimi i kreut të qeverisë në Prishtinë do të zhvillohet pas kthimit nga SHBA, ku Rama ndodhet prej punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Disa ditë më parë, kryeministri Albin Kurti, teksa uroi Ramën pasi u miratua qeveria në Kuvend, e ftoi që të vizitonte Kosovën.

Edi Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe tha se do vizitonte sapo të kthehej nga Asambleja e OKB.

Po ashtu, Rama bëri thirrje që të niset me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët të dy qeverive.