HomeAktualitet

Rama viziton “Genazzano” në Vatikan

Rama viziton “Genazzano” në Vatikan

Kryeministri shqiptar nisi sot vizitën e tij në Vatikan me një takim të veçantë me Atin e Shenjtë.

Vizita filloi nga Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shqipërisë.

Kjo figurë fetare ka një histori të gjatë dhe ruan një copë të murit të Kishës së Shkodrës që daton nga viti 1467.

“VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë.” – shkruan në fb Rama.