HomeAktualitet

Rama: Xhisielën e morën peng dhe e kthyen mish për top. Shumë shpejt një paketë antishpifje

Rama: Xhisielën e morën peng dhe e kthyen mish për top. Shumë shpejt një paketë antishpifje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e vajzës nga Fushë Kruja, Xhisiela Maloku.

“Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik!

Më mirë vonë se kurrë.

Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala.

Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje?” – shkruan Rama në Twitter.(TemA)