HomeAktualitet

Rama zbulon pularinë e opozitës, ja ku prodhohen vezët e “Basha & Co”

Rama zbulon pularinë e opozitës, ja ku prodhohen vezët e “Basha & Co”

Opozita është rikthyer në Kuvend në seancën e sotme duke shpëtuar mandatet, por ka shkaktuar një incident duke sjellë shtyrjen e seancës.

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste në foltore, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë.

Ky veprim i deputetit demokrat ka shkaktuar debate edhe në rrjetet sociale duke e cilësuar si një veprim vulgar dhe që tregon nivelin e opozitës e cila nuk mund t’i përfaqësojë denjësisht qytetarët.

Pas këtij veprimi ka reafuar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social instagram ka ironizuar opozitën me në meme.

“Njihuni me prodhuesit e armëve të luftës parlamentare të opozitës”, shkruan Rama në instragram.