HomeAktualitetDebat

Reagimi i ashpër nga Ministria e Jashtme gjermane për opozitën (Paralajmërimi i fortë për Shqipërinë)

Reagimi i ashpër nga Ministria e Jashtme gjermane për opozitën (Paralajmërimi i fortë për Shqipërinë)

Pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës, ka reaguar ministria e Jashtme Gjermane.

Në një prononcim për Deutsche Welle, ministria gjermane është shprehur se ky nuk ishte vendimi i duhur.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti.”

“Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.