HomeAktualitetDebat

“Reagimi për Unazën e re”/ Rama: Meta është drejtuesi më serioz i opozitës, budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes!

“Reagimi për Unazën e re”/ Rama: Meta është drejtuesi më serioz i opozitës, budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili pozicionohej krah banorëve të Astirit të cilët kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat e tyre pa leje.

Rama e ka quajtur Metën si drejtuesin më serioz të opozitës.

“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.

Kushtetutën e lexon njësoj si ata.

Qeverinë e urren njësoj si ata.

Rrëmujën e uron njësoj si ata.

Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkruan Rama. (TemA)