HomeAktualitet

Reagon i indinjuar Fahri Balliu: Rama më quan derr… nuk trajtohet kështu media e lirë

Reagon i indinjuar Fahri Balliu: Rama më quan derr… nuk trajtohet kështu media e lirë

Fahri Balliu ka reaguar i indinjuar për etiketimet që bën kryeministri Edi Rama ndaj një grupi analistësh dhe drejtues mediash të cilët sipas tij spekulojnë me të vërtetën.

Botuesi i “55” shprehet se shefi i qeverisë e quan “derr” dhe se kjo është një padrejtësi që bëhet në adresë të tij.

Balliu tha se kryeministri është injorant si Ver Llapa.

Ai thotë se po pengohet fjala e lirë duke nënvizuar se ndjehet i rrezikuar për të vërtetën.

I ftuar në “Open”, Balliu e quan edhe akademikun Artan Fuga “derr” duke i kërkuar të reagojë.