HomeAktualitetKryesore

Reagon ministrja greke: Ndaloni shpifjet! Nuk u ul asnjë flamur në atmosferën tepër emocionuese të paradites!

Reagon ministrja greke: Ndaloni shpifjet! Nuk u ul asnjë flamur në atmosferën tepër emocionuese të paradites!

Ministre e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba, ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçarit, ndërsa ka theksuar se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës.

“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.

Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem.

Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti!

Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik..”, thuhet në reagimin e saj.