HomeSport

Real Madrid thyen Getafen, Barcelona edhe më pranë

Real Madrid thyen Getafen, Barcelona edhe më pranë

Real Madrid merr fitoren e radhës në La Liga, teksa mposhti 2-0 Getafen, duke përfituar kështu në maksimum nga ndalesa e Barcelonës.

Ritmi ishte i kënaqshëm në fillimin e sfidës, me madrilenët që ngacmonin shpeshherë portën kundërshtare.

Në minutën e 27-të, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Rudiger pengohet në zonë dhe arbitri Hernandez nuk hezitoi të akordonte 11-metërsh për Los Blancos, vendim që u konfirmua pas një komunikimi me sistemin VAR.

Nga pika e bardhë realizoi Bellingham, i cili u tregua i saktë me një goditje të lehtë në qendër.